Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, teksa ndodhet në protestën e Partisë Demokratike, foli për mediat.
Xhixho tha se 1 milion shqiptarë jetojnë sot në varfëri, sipas të dhënave të INSTAT. Ajo shtoi se vendi është në gjendje të rëndë, duke thënë se kjo diktaturë duhet të shkatërrohet.
Erisa Xhixho: Vendi është në gjendje të rëndë. 1 milion shqiptarë jetojnë në varfëri, sipas INSTAT. Çdo shqiptar do të luftojë në këtë betejë, për dinjitetin e tij.
Vendi është në një diktaturë, e cila duhet të shkërmoqet. Regjimi i Ramës ka larguar rininë drejt Europës e botës, sepse jetesa në vend është bërë e pamundur.
