Bashkia Shkodër miraton buxhetin 2025, PD denoncon mungesën e transparencës

Data

Këshilltarja e PD në Bashkinë Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë për mediat tha se, salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër ditën e sotme që do të zhvillohej takimi për buxhetin 2025, u shfyrtëzua nga Benet Beci për takim elektoral ku ky i fundit shpalosi investime të cilat në qytetin e Shkodrës nuk janë realizuar, gjithashtu buxheti 2025 u miratua pa pyetje e përgjigje me votim dy minutësh…

Shkreli cilëson ndër të tjera se pasi shpalosi gënjeshtrat e tij ai refuzoi përballjen me opozitën duke braktisur edhe sallën dhe injoruar qytetarët. Ajo tha se, buxheti i Bashkisë Shkodër 2025 u votua pa pyetje dhe përgjigje, pa prezantim dhe pa asnjë sqarim, në vetëm 2 minuta ngritje kartonësh

Deklarata

Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër u shfrytëzua nga kryerilindasi politik i Qarkut si një takim elektoral me votuesit ku shpalosi investime të cilat Shkodrës i kanë munguar që prej ardhjes së tyre në pushtet. Shkodra ka qënë qyteti i braktisur nga Rilindja në pushtet për 12 vite duke i mohuar investime strategjike dhe zhvillimore.

Pasi shpalosi gënjeshtrat e rradhës dhe propagandës rilindase ku nuk foli as edhe një fjalë për vizionin e tij si kryebashkiak, për investimet që ka parashikuar ai dhe administrata e tij në buxhetin e bashkisë për 2025-ën, drejtuesi politik rilindas nuk pranoi të përballej me opozitën por braktisi sallën për të mos u kthyer më. Ai injoroi të gjithë qytetarët shkodranë të cilët prisnin të dëgjonin më në detaje programet e buxhetit, të merrnin përgjigje nga ai përmes pyetjeve të të zgjedhurve të tyre në atë sallë.

Mbledhja për buxhetin u kthye në një sallë parlamenti ku u fol për investime qeveritare të cilat janë jashtë funksioneve të Qeverisjes Vendore si dhe jashtë kompetencave të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak Shkodër. Në asnjë moment kryebashkiaku politik nuk foli mbi 12% e investimeve që ka parashikuar në buxhetin lokal. Në asnjë rresht nuk foli mbi shumicën e parave të taksave të qytetarëve që shkojnë për pagat e patronazhistëve që i punëson vazhdimisht duke fryrë administratën vetëm për përfitime elektorale.

Benet Beci ka frikë të përballet me të vërtetat mbi të dhe mbi partinë e gënjeshtrave që Ai përfaqëson që e kanë lënë Shkodrën pa asnjë investim por veçse e kanë varfëruar dhe shpopulluar nga mungesa e investimeve 12 vjeçare.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related