SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miratohet projektligji i Buxhetit

Data

Senati amerikan ka votuar për të miratuar një marrëveshje buxhetore për të shmangur atë që do të ishte mbyllja e parë e qeverisë federale që nga viti 2019.

Sipas mediave të huaja, votimi në Senat erdhi vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të njëjtin legjislacion.

Marrëveshja e buxhetit u miratua menjëherë pas kalimit të afatit në mesnatë me një diferencë dërrmuese votash prej 85-11.

Projektligji nuk përfshin kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump që ligjvënësit të rrisin sa para mund të marrë hua qeveria federale, duke treguar kufijtë e aftësisë së tij për të komanduar ligjvënësit nga partia e tij.

Projektligji tani i shkon presidentit Joe Biden për t’u nënshkruar si ligj. Pa një marrëveshje financimi, miliona punonjës federalë do të kishin përfunduar ose në pushim të përkohshëm pa pagesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related