Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje “opozitës së bashkuar” që të mos humbë kohë dhe të bëhen gati për zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për rotacionin politik.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Maliqi kërkon që të gjithë faktorët politikë (Ilir Meta, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka etj) të ulen në një tryezë të përbashkët me Sali Berishën, kundër asaj që ai e quan “qeveria e krimit”.
Maliqi thekson që opozita nuk ka kohë për të humbur, prandaj duhet të kryhen sa më shpejt marrëveshjet për koalicionet dhe të shpallen kandidatët.
“Thirrje e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë për “Opozitën e Bashkuar”, pasi nuk ka kohë!
Kryeni marrëveshjen për koalicionet, shpallni kandidatët; duhet të jemi të motivuar me shtabet, zyrat në çdo Degë, Bashki e Qark, si dhe të punojmë paralelisht fortë, në Bazë të porosisim njerëzit në çdo fis, lagje, fshat e qytet, që të organizojmë paralelisht evidentimin, njoftimin dhe t’i udhëzojmë për mënyrën se si të regjistrohen në Diasporë tek portali i KQZ.
