Free Fire, loja që po “gllabëron” adoleshentët shqiptarë

Data

Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpërmjet një lojë të quajtur Free Fire, komunikonin me njëri tjetrin dhe më pas kalonin në bullizime, presione e shantazh ndaj atyre që mund të konsideroheshin më të dobët. Si në rastin e djalit të Elton Briskaj banor në një shtet të Amerikës prej shumë vitesh. Ai tregon se si disa djem adoleshentësh, të cilët nuk njihen aspak me njëri tjetrin, arrijnë në nivele sharjesh dhe kërcënimesh. Ndoshta adrenalina e një loje të dhunshme dhe aspak të përshtatshme për këtë moshë, i shtyn edhe më shumë në veprime të tilla.

Madje shpesh herë duke mos kursyer as familjarët, të cilët nuk e kanë aspak idenë se çfarë po ndodh. Eltoni tregon sesi djali I tij 15 vjeçar ishte përfshirë në këtë grup dhe më pas kishte rënë pre e kërcënimeve dhe shantazheve të tyre si pasojë e një vjedhje të një adrese Facebook-u. Eltoni tregon se atë e kishin kontaktuar disa herë, por me numra të ndryshëm dhe me kombësi të ndryshme.  Ai tregon se në gjithë këto telefonata vetëm një numër ishte Shqiptar, ku pasi e ka telefonuar nga ana tjetër është përgjigjur një grua në moshë.

Sipas Eltonit, numri i kësaj gruaje është përdorur nga Akili dhe Floshi, dy emrat që fshihen pas kërcënimevë që i janë bërë djalit të tij. Por përvec tyre është edhe një adoleshent tjetër, me emrin Ronaldo, që me sa duket është djali i zonjës së telefonit, të cilën pasi Piranjat e kontaktojnë dhe më pas shkojnë për ta takuar në shtëpinë e saj në një fshat të Beratit. Ajo tregon sesi edhe djali I saj Ronaldo ka rënë pre e kërcënimeve të këtij grupi.  Të njëjtën gjë përpiqet të  shpjegojë edhe vetë Ronaldo duke treguar sesi këta djem I kishin marrë numrin e nënës së tij për të hapur një llogari Ëhatsapp. Nëna e Ronaldos  vuri në në dispozicion njërin nga numrat me të cilët komunikonte i biri, që tashmë i përkiste Akilit. Telefonata e Piranjave me të,  I çoi në qytetin e Lushnjës, atje ku u gjet  në shtëpi, bashkë me familjarët e tjerë. Pasi Piranjat gjetën adresën e shtëpisë, anë një djalë të ri I cili thoshte se quhej Marinel, por pasi u pyet nga ngazetarët për pseudonimin Akil, pranoi që ishte ai.

Pra, Akili, aq i famshëm mes lojtarëve të Free Fire, në fakt qenka Marinel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related