Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit tonë. Protagoniste është një 26-vjeçare, e cila rrëfen se si kishte arritur të merrte në mirëbesim kredi në emër të shoqes së saj. Pavarësisht pretendimeve se e kishte mike të ngushtë, vajza është futur në kurth.
“Më tha të lutem më ndihmo, sepse unë nuk mundem dot të marrë kredi, por më duhen paratë, sepse ia kam borxh një zotërie dhe po më kërcënon. Mora kredi me emrin tim në vlerën 5 milion lekë. Me premtonte çdo muaj që do bënte pagesën. Kaloi shkurti, e kaloi marsi, e muajt me radhë asnjë gjë. Nuk ka paguar asnjë këst. Filloi pastaj të mashtronte duke përfshirë persona imagjinarë, sikur do m’i shlyenin ato, por më kot. Tani madje ka filluar të sillet edhe keq, duke më thënë se e kam acaruar me kërkesën e llogarisë. Unë asaj i kam besuar shumë, shumë. Duke ditur rrethanat e shoqërisë tonë nuk e prisja të ma bënte këtë gjë, të më linte në baltë, ose të më ngulte thikën pas shpine. Unë po vuaj stress nga ajo.”
Në këto kushte, ballafaqohemi me shoqen e Manjolës. Fillimisht pohoi se nuk e kishte mashtruar, por nuk i kishte paguar për arsye se nuk kishte pasur mundësi.
“Nuk kam pasur lekë, por ju lutem mos më nxirrni në televizor”.
