Edi Rama nuk kursen askënd për interesa të pushtetit dhe ruajtjes së tij. E sot preja e radhës, fatkeqësisht, është Kosova. Me një pompozitet qesharak, një fasadë të shëmtuar për nga qëllimi, pa asnjë pikë morali, Edi Rama me shpurën e tij aktuale qeveri e deputetë (se të djeshmit i ka në burg) bën shfaqen e radhës për veten e tij në Kuvendin e Kosovës, dhe fatkeqësisht “një vrimë në ujë” për shqiptarët. 12 vite në pushtet me takime farse duke përdhosur ngjyrat kuq e zi të flamurin e me “marrëveshje” të mbetura në letër mes dy vendeve, Rama ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve vetëm për hallin e tij
Nëse do ta donte Kosovën ashtu siç e përdor, Edi Rama e kishte dhe ka në dorë ta bëj me vepra. Fisniku Lulzim Basha që punon me vepra dhe jo propagandë, mundësoi bashkimin natyral të shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës përmes ndërtimit të Rrugës së Kombit. Por sapo erdhi në pushtet Rama ia dorëzoi privatit me koncesion për 30 vjet, duke vendosur traun e mllefit dhe përfitimit financiar mes shqiptarëve të dy vendeve për llogari të oligarkëve të pushtetit të tij.
Lideri Basha duke vlerësuar situatën Rajonale dhe rrezikun e shtuar ndaj Kosovës prej muajsh ka dorëzuar në Parlament propozimin e tij për mbështetje me 50 milion euro për Kosovën që të përgatitet ushtarakisht, ndërsa Rama nuk e kalon këtë propozim për ta mbështetur me vepra Kosovë. E sot, si gjeli majë plehut, Edi Rama flet nga Kuvendi i Kosovës, po për çfarë, cili është qëllimi, çfarë përfitojnë shqiptarët, këtë duam të dimë? Por jo, asnjë përfitim për shqiptarët nuk ka, pasi Kosovën Rama nuk e do si atdhetar, por po e përdor si fasadë për interes të tij.
