Në fjalën e mbajtur në seancën e përbashkët mes dy Kuvendeve, Rama kërkoi që Kosova të shkëputet nga mënyra se si deri më tani ka dialoguar me Serbinë.
Kjo deklaratë bie në kundërshtim me qëndrimet e mëparshme të kryeministrit Edi Rama i cili prej 3 vitesh është pozicionuar në krahun e mikut të tij, Aleksandër Vuçiç duke prishur marrëdhëniet me Kosovën zyrtare.
Prej shumë kohësh, Rama ka marrëdhënie të “akullta” me homologun e tij Albin Kurtin të cilin e ka sulmuar për qëndrimet e tij në dialogun me Serbinë.
“Më lejoni të ndaj këtu sot me ju opinionin tim tani më të konsoliduar më këtë rrugëtim, ku shumë kam parë e mësuar nga marrëdhëniet me miq, me aletatët dhe me jo dashamirqësit tanë, se në këë fazë kaq vendimtare në rrugëtimin e saj të integrimit europian dhe euro-atlantik, Kosova duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhenieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Europian.
