U bllokuan për shkak të ortekut, dalin pamjet nga shpëtimi i turistëve në Malin e Korabit. Dërgohen me helikopter në spitalin e Traumës

Data

Kanë dalë pamjet nga momenti i shpëtimit të dy turistëve zviceranë të cilët u bllokuan për shkak të një orteku, në Malin e Korabit.

mali i korabit turister

Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me turistët janë nxjerrë nga vendi ku ishin bllokuar nga efektivët e policisë dhe të KFOR.

Ndër të tjera, Peleshi njofton se ata janë transportuar me helikopter për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, shkruan Ministri.

Siç raportuam më herët, sinjalizimi për bllokimin e dy turistëve është bërë gjatë natës, ndërkohë që forca të Policisë, Forcat Alpine të Tiranës dhe Kosovës, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Këta të fundit kishin arritur që t’i mbijetonin temperaturave ekstreme dhe acarit duke krijuar një zgavër mes borës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related