Çmendet qeveria/ Tarifa e kalimit në Milot-Balldre do të jetë minimalisht 4 euro për 17 km rrugë

Data

Ministria e Infrastrukturës shpalli një ditë më parë garën për të dhënë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldre. Ky segment është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion.

Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 3 segmente të këtij Korridori. I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar, ndërsa dy segmente të tjera nga Kashari deri në Fier janë tenderuar, por ndonëse janë shpallur dhe fituesit prej gati dy vitesh tashmë, kontratat nuk janë nënshkruar.

Milot-Balldre është segmenti i katërt koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro për vetëm si kosto ndërtimi. Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por çfarë do të paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë rrugë?

Sipas dokumentave të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër. Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 4.1 euro për çdo kalim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related