Në ujërat e liqenit të Ohrit prej datës 1 dhjetor është ndaluar peshkimi, pasi përkon me periudhën e riprodhimit të koranit, i cili është në rrezik zhdukje nga peshkimi i paligjshëm.
Kjo masë nuk i ka ndaluar peshkatarët të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Nisur nga informacionet se vijon gjuetia e paligjshme, organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec, mbështetur edhe nga policia kanë sekuestruar më shumë se 1500 metër linear rrjeta peshkimi.
“Gjatë kontrolleve që kemi ushtruar në muajin dhjetor kemi sekuestruar rreth 1500 metër rrjetë e paligjshme pa autor. Peshkatarët tentojnë të futen, hedhin rrjetat gjatë nates, por kemi konstatuar të tilla rrjeta”, thotë Martin Jaçe nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec.
Specialisti i organizatës tregon edhe arsyet e mos lejimit të peshkimit në këtë kohë të vitit.
