Pasuesi i Eskobar zbarkon në Tiranë, ja mesazhi i fortë i SHBA në 5 vjetorin e SPAK dhe dosjet e rënda që tronditin…

Data

Politika shqiptare është futur në një vorbull të re tronditjesh dhe intriga të forta, teksa pasuesi i Gabriel Escobar, Alexander Kasanof, ka mbërritur dje në Tiranë. Vizita e tij si i dërguari i SHBA për Ballkanin, në Tiranë përkon me 5-vjetorin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), një moment simbolik dhe thelbësor për drejtësinë shqiptare. Ky akt shihet si një sinjal i fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë intensifikuar presionin ndaj politikanëve të korruptuar. Emra të mëdhenj të politikës shqiptare, si Sali Berisha, Ilir Meta dhe një sërë ministrash e ish-ministrash nga të dyja krahët e spektrit politik, janë në fokus të hetimeve të SPAK.

Dosje të rënda, që tronditin nga themelet skenën politike, po vihen në lëvizje, ndërsa SHBA ka dërguar një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin. Mesazhi i parë u dha kur Altin Dumani, kreu i SPAK, u dekorua pak ditë më parë për punën e tij nga Sekretari Amerikan i Shtetit. Ky akt u shoqërua nga një tjetër mesazh domethënës nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, sikundër është përjashtimi i Sali Berishës nga çdo bashkëpunim ndërkombëtar. Vizita e Kasanof vjen në këtë klimë tensioni dhe përplasjeje politike, duke konfirmuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA në proceset e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, mësohet se dje Alexander Kasanof zhvilloi një takim me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, ku u diskutuan zhvillimet e fundit dhe mbështetja për reformën në drejtësi.

Sot pritet që Kasanof të mbajë një fjalim në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, ku mesazhi amerikan pritet të jetë i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë për klasën politike shqiptare. Nga njëra anë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur një betejë të hapur kundër SPAK-ut. Me akuza, shantazhe dhe publikime të fotove personale të zyrtarëve të drejtësisë, ata po përpiqen të dobësojnë këtë institucion. Nga ana tjetër, mazhoranca, e cila në dukje mbështet SPAK-un, po luan një lojë të dyfishtë, duke përdorur Komisionin Anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafajt për të bllokuar disa prej kërkesave kryesore të organit të akuzës.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related