Pronari i një vile pranë zonës ku u përmbyt superjahi në Palermo, ka treguar se e ka parë gjithë skenën nga kamerat e banesës së tij
Ai ka treguar për mediat italiane se jahti u fundos brenda 60 sekondave. Pamjet janë realizuar nga një prej 20 kamerave të shtëpisë, që ndodhet 200 metra larg vendit të ngjarjes
Pronari i tha gazetës Giornale Di Sicilia tha: “Ju mund të shihni qartë se çfarë po ndodh. Nuk mund të bëhej asgjë për anijen. Ajo u zhduk në një kohë shumë të shkurtër.”
Zyra e prokurorit publik në Termini Imerese mund të marrë videon si pjesë e hetimit të saj për fatkeqësinë.
