Kush janë emigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit për dëbime masive?

Data

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë detyrën më 20 janar. Kjo nismë e tij sfiduese mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane.

Ka rreth 11 milionë imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm ose me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga viti 2022. Kjo figurë është rritur në 13 apo 14 milionë, thonë disa analistë.

Imigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për imigracionin.

Ku jetojnë imigrantët pa status ligjor?
Kalifornia është shteti me më së shumti imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.2 në vitin 2022, sipas vlerësimeve nga Qendra për Studimin e Imigracionit në Nju Jork.

Teksasi është i dyti me 1.8 milion, i ndjekur nga Florida (936,000), Nju Jorku (672,000), Nju Xhersi (495,000) dhe Illinoi (429,000).’Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për imigracionin, sipas Qendrës Burimore për Imigracion Ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related