Plagosja/ Shënjestr@, kushëriri i Inez Hajrullës! Si i shpëtoi disa atent@teve i “forti” i Vlorës?

Data

30-vjecari Keivin Hajrulla, djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Keivin Hajrulla raportohet se ka marrë plagë nga breshërisa e plumbave dhe është dërguar për në spital.

Por kush është Inez Hajrulla dhe si i shpëtoi disa atentateve?

Ngjarja e parë ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related