Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, pas zgjidhjes së çështjeve dypalëshe në rajon

Data

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën se nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se për të përshpejtuar integrimin rajoni duhet të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe.

Ai i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në mbyllje të takimit që u zhvillua ndërmjet udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi është investimi më i mirë gjeostrategjik që të gjithë ne mund të bëjmë në paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë”, tha ai duke theksuar se “ka ende sfida, çështje të hapura dhe mëdyshje dypalëshe të cilat duhet të trajtohen”.

“Jam i angazhuar personalisht në përpjekjet për të tejkaluar këto probleme”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related