SPAK zbulon aferat e Dritan Agollit të FSHZH, ja kompanitë dhe pronat e përfshira në skemë

Data

Analistja Anduena Llabani ka konfirmuar se ndaj kreut të FSHZH, Dritan Agolli, ka një hetim nga SPAK me dyshimet se ka përfituar para publike, përmes nënkontraktimeve dhe kompanive që u ka dhënë tendera publik.

Llabani theksoi se ka një dokumentacion ku nga një subjekt me mbiemrin “Fusha”, Agolli ka marrë një tokë në zonën e Lundrës për të ndërtuar resorte vilash.

Ao shton më tej SPAK do kryejë hetime mbi pasurinë dhe personat që kanë përfituar tendera gjatë kohës që Agolli ka drejtuar.

Në 12 dhjetor Dritan Agolli u paraqit në SPAK, u mor në pyetje. Duke hulumtuar ne arritëm të kuptojmë dhe të informohemi që ndaj Dritan Agollit ka një çështje nën hetim, por specifikisht s’na është thënë për kë bëhet fjalë. Por mos harrojmë që Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.
Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik. Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related