Dita Kombëtare e Diasporës, Balla tregon synimin: T’i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Data

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në një takim Këshillin Kombëtar të Diasporës.

Tema kryesore e këtij takimi ishte rëndësia e mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët e prindërve shqiptarë kudo në botë, si një mjet për të ruajtur identitetin kombëtar.

“Ne duhet t’i garantojmë mundësinë çdo fëmije, me te paktën një prind shqiptar, që të mësojë gjuhën shqipe. Duhet të përdorim mundësitë e reja të komunikimit digjital për mësimin e gjuhës shqipe online. Rrjetet sociale duhet t’i vendosim në shërbim të mësimdhënies shqip” tha ministri Balla.

Ministri Balla u shpreh para përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, se gjatë këtij viti, qeveria shqiptare ka realizuar me sukses fazën e parë të programit “Mësues për Diasporën” në Greqi, me qëllimin për ta zgjeruar këtë model edhe në vende të tjera me komunitete shqiptare.

Në përfundim të takimit, u theksua angazhimi për të fuqizuar bashkëpunimin me diasporën në promovimin e mësimit të gjuhës shqipe, por edhe në fusha të tjera, si ekonomia dhe turizmi, ku diaspora mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related