20 dhjetor, Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë seancë të përbashkët në Prishtinë, zbardhet agjenda

Data

Të premten më 20 dhjetor, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive.

Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Takimi do të nisë në orën 11:00.

Agjenda dhe pjesëmarrësit

11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

–Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related