Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur duke transportuar dhe shkarkuar inerte me kamionë.
Ata do të akuzohen për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ndërsa gjithashtu janë gjobitur me 15 mln lekë të vjetra nga IKMT.
Gjithashtu 2 persona të tjerë janë proceduar nga policia, ndërsa janë bllokuar edhe dokumentet e dy mjeteve.
“Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. N., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe M. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.
