Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Auris”, ku të pandehurve iu është komunikuar akuza.
Në këtë dosje përfshirë edhe ish-kryeprokurori ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi.
Ndërsa për avokatin Radovan Çela rëndon akuza për korrupsion aktiv dhe ushtrin ndikimi. Astrit Vladi për korrupsion, si edhe magjistratja Eriona Dautajt për korrupsion.
Astrit Vladi, është kushëri i Elvis Vladit, i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris. Avokatët e tyre mund të kundërshtojnë akuzat brenda një afati kohor prej 10 ditësh.
Aurel Zarka është arrestuar ndërsa tre personat për të cilët është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi janë shpallur në kërkim.
