Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, nesër miratohet në Parlament, PS kërkon që të hyjë…

Data

Komisioni i Ligjeve kishte dje në rend dite prezantimin e projektligjit për faljen (anulim-shfuqizimin) e gjobave të ndërtimeve individuale pa leje në zonat rurale dhe qytet duke nisur nga 1 Janari 2015. Kurse Komisioni i Ekonomisë në mbledhjen e tij e kaloi duke e miratuar projektligjin në fjalë. Prezantimi te Ligjet u bë nga deputeti socialist Erjon Braçe, i mbështetur edhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Teksa dhanë argumentet e tyre pse ishte ndërmarrë kjo nismë nga mazhoranca, ata kërkuan dhe miratimin në Komisionin e Ligjeve të nismës së Partisë Socialiste “Për anulimin e masave administrative” .

Detajet

Në këtë projektligj përfshihen ndërtimet e parregullta me qëllime strehimi individual në fshat dhe në qytet (jo ato për ndërtim apo shtesa pallatesh etj.). Gjobat në struktura të ndërtuara për qëllime bujqësore/blegtorale vetëm në zonat rurale. Edhe gjobat e AKU, vetëm për njësitë agro-përpunuese në zona rurale. Ndërsa gjobat gjatë pandemisë COVID-19, në të gjithë territorin. Falen gjobat e këtyre kategorive, qoftë të vendosura nga IKMT, inspektoratet vendore, Policia e Shtetit apo Policitë bashkiake. Teknikisht ky proces quhet anulim-shfuqizim. Të enjten ai pritet të kalojë edhe në Parlament për diskutim dhe më pas miratim. Ministri Taulant Balla kërkoi që Kuvendi të marrë dakordësinë e Presidentit, që të hyjë në fuqi menjëherë ligji. Ky ligj nuk lejohet të hyjë në fuqi pas 11 Janarit, kur qeveria vendoset në kufizime për të mos joshur elektoratin pranë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Reagon Braçe

Deputeti Braçe shpjegoi se ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit në territor gjatë vitit 2014, kurse tani është ngritur një grup pune, i cili punoi gjatë për të hartuar një politikë të tillë. “Në 2014 ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit mbi territor, vendimet që rregullonin vlejtën për atë periudhë dhe qëllimin për të cilën u ndërmorën, pra kontrolli mbi territorin. Pas tërmetit të 26 nëntorit, u ndërmorën rregullime të tjera, që u bënë më të ashpra veçanërisht në akseptin e mbrojtjes së ndërtimeve, që ishin bërë në fshat, veçanërisht në konstruksionin e ndërtimit të tyre. Sot që flasim, punime për të cilat kërkohej leje ndërtimi, ndërtoheshin pa leje për shkak të kostove që implikonte leja e ndërtimit, sot janë ‘free’ (të lira). Duke filluar si ajo që ka të bëjë me çatitë e pashfrytëzueshme që përmirësojnë kushtet e ndërtesës.

Sot janë pa njoftim dhe pa leje ndërtimi. Ti mund ta ndërtosh një çati të pashfrytëzueshme vete mi bazë të një projekti standard. Si ky proces pune në ndërtimtari në zona rurale, janë një seri tjera si avllia pa themel, punime të brendshme, punime në fasadë”, shpjegoi ligjvënësi. Teksa më tej shpjegoi edhe arsyet se përse ato gjoba duhen falur në këto momente, teksa sugjeroi të njëjtën gjë edhe për ndërtimet me qëllime strehimi individuale në qytet.

“Ne jemi pro anulimit të masave të vendosura për këto procese pune, kur nuk merrej leja e ndërtimit gjobiteshin qytetarët. Ky lehtësim që kemi bërë në procedura me fokus fshatin, tashmë të reflektohet edhe te anulimi i masave administrative nga 1 janari i 2015, përfshirë periudhën e tërmetit dhe deri në 30 nëntor 2024. Anulimin e këtyre masave administrative. Edhe për ndërtime me qëllim strehimi individual në zonat urbane, jo për pallate, shtesa pallatesh, lartësi, por për qëllime strehimi individual edhe në zonat urbane. E gjykoni ju, besoj se kolegët e kanë këtë sensibilitet”, tha Braçe. Shpjegime u dha para deputetëve të komisionit edhe për kërkesën e faljes së masave administrative për periudhën e pandemisë Covid-19.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related