Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës, theksoi se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai nënvizoi se ndryshimet kushtetuese dhe juridike, përfshirë listat e mbyllura dhe lehtësimet në masat e sigurimit, favorizojnë liderët politikë, duke përfshirë Berishën dhe Ramën. Sipas tij, këto zhvillime konsolidojnë pozitat e tyre politike për dekadën e ardhshme, ndërsa vendimi i formës së prerë për Berishën mund të mos jepet para vitit 2028, duke i lënë hapësirë për të ruajtur ndikimin e tij. Spahiu thekson se këto lëvizje janë pjesë e një strategjie afatgjatë për të çimentuar sistemin dy-partiak edhe për zgjedhjet e vitit 2029.
“Kalimi në gjendje të lirë e bën deputet, që me ndryshimet kushtetuese, që me listat e mbyllura e ke në Parlament. Me masën e sigurimit opsioni ishte i hapur. Kemi një situatë si në 2021, por me kryetar tjetër. me të gjithë këto avantazhe juridike gjyqësore që mori Berisha mendoj se pozitat politike të dy personazheve që prej 3 dekadash do forcohen jashtëzakonisht shumë më 12 maj. E gjithë skema kushtetuese me listat e mbyllura, penale me lehtësimin e masës së sigurimit. Vendimi i formës së prerë për Berishën nuk jepet para 2028. Procesi i gjatë, gjykimi do zgjas më shumë se hetimi. Do forcohet sistemi dy partiak si kurrë më parë. Skema është që të ketë dy parti. Ky hap sot për 2029, po çimentojnë pozicionin e tyre për 2029”, deklaroi Spahiu.
Deklarata e ambasadës së SHBA për Berishën
Më tej juristi Kreshnik Spahiu komentoi qëndrimin e përsëritur të SHBA ndaj figurave “non-grata” në Shqipëri, duke nënkuptuar edhe një herë tjetër derën e mbyllur ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Spahiu theksoi se i njëjti qëndrim ndaj Berishës do të vijojë edhe me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në politikë nuk ka rastësi. Kur 3 4 fakte bashkohen janë të organizuar. Duhet të kujtoj që çmimi i shpalljes kampion antikorrupsion nuk është i rastësishëm. Është i dyti pas Ardian Dvoranit. Me të njëjtin motiv, njihen si ata të cilët thyen tabunë për të prekur të paprekshmit. Për Berishën dhe Metës. Shumë nuk i pëlqen kjo. Ka shumë që shohin ëndrra me sy hapur. Ka që shohin se Trump mund të rrotulloj politikën shqiptare që mund të heqë dekoratën Trump dhe Dumanit dhe t’ia japi Metës dhe Berishës. SHBA janë shtet serioz. Shqipëria ka numrin më të vogël të non gratave.
Nëse do shohin listën e heqjes non-gratës. Berisha më problematiku në Ballkan. Nëse do shihni se çdo bëjë Trump testoni dhe shikoni artikulimet e Berishës. Fakti që Berisha nuk ka ndryshuar retorikë për ka ashpërsuar retorikën kundër DASH, ambasadorëve tregon se Berisha e di më mirë se ‘non-grata’ nuk do i hiqet. Përndryshe retorika do kishte ndryshuar me raporti me DASH, ambasadorët dhe SPAK. Aq i madh konflikti sa është e pazhbëshme, e panegociueshme”, u shpreh ai. Sakaq, Spahiu mendon se brenda PD-së është një grup prej 15 vetash mes tyre deputetë që u bashkuan së fundmi me Berishën, që pas zgjedhjeve të 11 majit do i dalin kundër në rast humbjeje. Kjo sipas tij është një plan i mirëmenduar i atyre njerëzve që ruajnë ende kontakte nga PD me ambasadat dhe perëndimin. “SHBA po ruajnë kontakte me ata deputetë që kanë marrë garanci që pas humbjes së zgjedhjeve të 2025 do dalin kundër Sali Berishës dhe do i kërkojnë largimi. Është një grup i organizuar që po mbijetojnë vetëm të jenë në lista, por në momentin që do humbi PD-ja, plani i koordinuar edhe me ambasada që PD të mos merret peng, mund të jetë më shumë se 15.
