Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë shkaktuar ndotje mjedisore duke derdhur inerte me kamionë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 4 persona të tjerë.
Po ashtu më tej theksohet se dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar [ersonat e arrestuar janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara maksimalishit për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor.
