Grupimi pro rus që kërkon shfuqizimin e gjuhës shqipe zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Data

Partia maqedonase “Levica” një parti ekstremiste, ka depozituar një kërkesë pranë gjykatës kushtetuese që të marrë në shqyrtim shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror. Pra, gjuha shqipe të përdoret vetëm në nivel lokal, në ato komuna ku shqiptarët i kalojë 20% të popullsisë. ”Është një nismë e një partie minore që dëshiron që shqiptarët ti rikthehen inkuizicionit që kanë përjetuar në ish-Jugosllavi por edhe në vitet 90-të”.

Marrëveshja e Ohrit e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht, solli paqen në Maqedoninë e Veriut. Ajo instaloi një model të ri të bashkësive etnike, për ti mbrojtur popujt nga majorizimi i shumicës. I ndau në dy kategori: popujt mbi 20% që janë shqiptarët, si popull i dytë, dhe popujt nën 20% që janë etnitë e tjera. Të gjitha mekanizmat që dolën nga marrëveshja e Ohrit, burojnë nga ky koncept i bashkësisë etnike, në mënyrë që realiteti demografik të manifestohet me mekanizma mbrojtës.
Ajo që ka bërë Gjykata Kushtetuese në këto 100 ditë është të pamundësojë që shteti ti identifikojë qytetarët në mënyrë etnikë që do të thotë se koncepti bazë i marrëveshjes së Ohrit për bashkësinë etnike, si mekanizëm mbrojtës, është pamundësuar’ u shpreh Bujar Osmani, ish-ministër i jashtëm. ”Gjuha shqipe nuk është plotësisht zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Pengesë është neni 5 që e parandalon që gjuha shqipe të jetë e barabartë me maqedonishten kjo duhet të diskutohet”,- u shpreh Arsim Sinani, ekspert i çështjeve të gjuhëve

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related