Të ardhurat e koncesionit të rrugës Durrës-Kukës u rritën sërish vitin e kaluar, teksa shoqëria koncesionare arkëoi 19.6 milionë euro nga tarifa e kalimit të automjeve. Kjo shifër është 15.2 për qind më e lartë se në vitin 2022, ku trau i rrugës mblodhi 17 milionë euro.

Rritja përtej parashikimeve nga tarifa e kalimit nuk ka çuar para vetën në arkën e kompanive private që kanë koncesionin e rrugës. Prej kësaj rritje ka përfituar edhe qeveria. Kontrata koncesionare sanksionon se çdo tejkalim të ardhurash mbi skenarin bazë të parashikuar në kontratë do të ndahen në masën 60 për qind me 40 për qind mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare.
Sipas bilancit zyrtar, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga tarifa e kalimit të rrugës ishin 3.8 milionë euro më të larta se sa limiti i parashikuar në kontratë. Rrjedhimisht qeveria përfitoi 2.3 milionë euro nga tejkalimi i të ardhurave.

