A do të jetë Meloni ura lidhëse mes Evropës dhe Trump?

Data

Disa vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme që Italia të ishte vendi i një prej qeverive më të qëndrueshme në Evropë.

Qeveritë në Itali priren të zgjasin pak më shumë se një vit përpara se të shemben, duke e bërë vendin dhe politikat të paparashikueshme.

Por një sërë faktorësh, përfshirë krizat e qeverisë në vende relativisht të qëndrueshme si Franca dhe Gjermania, dhe popullariteti në rritje i koalicionit aktual në Itali, i udhëhequr nga kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, e cila është në pushtet që nga viti 2022, e kanë bërë Romën lojtarin kryesor në marrëdhëniet e Evropës me SHBA-të nën presidencën e dytë të Donald Trump.

Gjatë mandatit të tij të fundit, Trump e quajti Evropën “armike” të SHBA-ve. Këtë herë, Meloni ka potencialin ta ndryshojë këtë qasje, pjesërisht falë mikut të tyre të përbashkët Elon Musk.

Musk, Trump dhe Meloni darkuan së bashku në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron pas rihapjes zyrtare të Katedrales “Notre Dame” në Paris fundjavën e kaluar, një përvojë që Trump më vonë i tha The New York Post se “ishte pozitive”.

“Kaluam shumë mirë” tha ai, duke shtuar se ai dhe Meloni kishin kaluar “shumë kohë së bashku”.
Duke e përshkruar figurën e Melonit, ku shpesh ka bërë shaka me gjatësinë e saj, Trump e ka cilësuar mjaft të “gjallë e të shkathët”, duke theksuar se “bashkë mund ta ndreqin pak botën”.

Dy liderët, edhe pse të ngjashëm politikisht, nuk janë domosdoshmërisht të lidhur me të gjitha konfliktet më urgjente në botë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related