Ligji për investimet strategjike, afati përfundon në 31 dhjetor 2024. Shtyrja e ligjit argumentohet se ka ende shumë kërkesa për investime.
Kur kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i afatit të ligjit për investimet strategjike, qeveria kërkon ta shtyjë atë edhe me dy vjet të tjera. Shtyrja është kërkuar nga deputetja Pranvera Resulaj e cila propozon që afati ligjit për investimet strategjike të jete deri në 31 dhjetor të vitit 2026.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin argumentohet se ka ende shumë kërkesa për investime në sektorët strategjik të vendit. I miratuar në vitin 2015 ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama” fillimisht me afat deri në vitin 2018.
