Trump dhe fundi i multilateralizmit në tregtinë botërore

Data

Institucionet shumëpalëshe si Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk janë shumë të preferuara për Donald Trump.  Për të, ato janë të drejtuara kundër interesave të SHBA-së dhe për këtë arsye nuk janë më të rëndësishme. “Ai e sheh punën e gjatë për kompromise në organizatat ndërkombëtare si humbje të plotë kohe”, u shpreh ish-ambasadori gjerman në Pekin, Michael Schaefer, në një intervistë për DW.

Dy vizione krejtësisht të ndryshme të botës mund të përplasen kaq fort sa mandati i parë i Donald Trump mund të duket si shëtitje në park për partnerët e tij tregtarë krahasuar me atë që mund të vijë.

Qëndrime të ndryshme ndaj botës

“Unë mendoj se ne kemi një filozofi krejtësisht të ndryshme këtu për mënyrën se si funksionon komuniteti ndërkombëtar. Evropa është shembulli kryesor i një grupi shtetesh shumë heterogjene që janë përfshirë në konflikte dhe luftëra gjatë shumë shekujve,” shpjegon Schaefer.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related