Rasti Xhaçka’/ Nuri: Vendimet e Kushtetueses, detyruese për të gjitha pushtetet! ‘Venecia’, ‘shuplakë’ PS

Data

Avokati dhe juristi Franci Nuri është i mendimit se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vetëm për t’u zbatuar, teksa iu referuar përplasjes mes Kuvendit dhe Kushtetueses për rastin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Në një intervistë për Syri Tv me moderatorin Arnold Kariqi, përmes një lidhjeje skype, Nuri tha se Kuvendi ka detyrimin ligjor që t’ia përcjellë rastin Xhaçka, Kushtetueses, por këtë gjë thotë avokati, kryeparlamentarja e cila ka dhe tagrin e përcjelljes së lëndës (rasti Xhaçka), nuk e ka bërë.

Sipas Nurit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu drejuar Komisionit të Vencias për rastin e deputetes së PS, Olta Xhaçka, për të fituar kohë për mandatin e kësaj të fundit, ndërsa opinionin e ‘Venecias’ e lexo si shuplakë ndaj qëndrimit të socialistëve për kolegen e tyre.

Rasti Xhaçka për heqjen ose jo të mandatit të dpeutetit nga Gjykata Kushteteuse, pa përmednur emra, juristi Nuri tha se ka pasur edhe precedent të mëparshëm në këtë gjykatë

Mazhoranca s’e ka sjellë rastin e  Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, është GJK, ajo që do të gjykojë nëse ka papajtueshmëri të mandatit të deputetit, Kuvendi duhet ta përcjellë lëndën në gjykatë. Kushteuesja thotë se nuk e shqyrtoj vetë pa ma sjellë Kuvendi. Nga pikëpamja ligjore, Kushtetuta parashikon se mocionin e inciuar nga deputetët mund ta dërgojë vetë kryetari i Kuvendit ose me votë të Kuvendit. Spiropali refuzon ta çojë, edhe mazhoranca ka refuzuar me votë në Kuvend që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses, që i detyron për dërgimin e  mocionit.

Kuvendi iu drejtua ‘Venecias’ për të fituar kohë, se dihej që çfarë opinioni do jepej. S’mund të dalë Venecia të thotë atë që kërkon Kuvendi. ‘Venecia’ është një shuplakë ndaj qëndrimit të PS, në lidhje me Xhaçkën, konfirmon se të gjitha vendimet duhet t’i nënshtrohen Gjykatës Kushteteuse. S’ka mazhoranca të tjetërsojë e kundërshtojë vendimet e Kushtetueses.

Ne si Shqipëri po negociojmë kapitujt për në BE, dhe kapitujt e parë janë themelet e demokracisë, shteti i së drejtës. Po kërkojmë të shkojmë në standardet e BE dhe s’jemi as në standardet e Lindjes së Mesme.

Duhet të ishte Kushtetuesja që të kishte kërkuar mendim konsultativ nëse do të kishte nevojë për këshillim për rastin Xhaçka. Ka pasur dhe precedent të tjerë, për të njëjtat shkaqe në Kushtetuese. Atëherë Kuvendi e ka përcjellë dosjen në Kushteteuse dhe më pas e ka shqyrtuar dhe ia ka hequr mandatin.

Nga njëra anë s’e zbatojnë vendimin e Kushtetueses, nga ana tjetër injorojnë ‘Venecian’. U arrit të fitohej kohë nga PS për të mbajtur kolegen e tyre, në mënyrë që të mos ketë objekt për ta çuar në Gjykata Kushtetuese kur të vijnë zgjedhjet.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related