Këtë fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente ditën e shtunë fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).
