Të ardhurat nga fasoneria në rënie për të tretin tremujor radhazi

Data

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi pësuan rënie për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga fasoneria kishin vlerën e 140 milionë eurove, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 9-mujorin, Banka Qendrore raporton të ardhura totale nga fasoneria në vlerën e 498 milionë eurove, në rënie me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013.

Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.

Në fakt, vlerësohet se rënia e të ardhurave nga fasoneria e shprehur në monedhën vendase është edhe më e lartë. Duke qenë se bilanci i pagesave paraqitet në euro, kriza e fasonerisë në një pjesë të saj “mbulohet” edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related