Tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë një pikë kritike, pasi Izrael ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj infrastrukturës në Iran.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Forcat Ajrore izraelite kanë goditur rreth 10 segmente të hekurudhave dhe urave, me qëllim ndërprerjen e lëvizjes së armëve që dyshohet se përdoren nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.
Para ndërhyrjes, ushtria izraelite kishte paralajmëruar qytetarët iranianë të shmangnin përdorimin e trenave deri në mbrëmje, duke sinjalizuar për operacionin e afërt.
Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se objektivi i këtyre goditjeve është edhe infrastruktura kombëtare iraniane, me synim dobësimin ekonomik dhe logjistik të regjimit në Teheran.
Këto zhvillime vijnë në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me pasoja të gjera rajonale dhe globale.
