Mandati i “Xhaçkës”/ Bardhi letër Spiropalit, kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat

Data

Gazment Bardhi, në emër të grupit parlamentar të PD-së, i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kërkon që të rivotojnë në Kuvend mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, pas mbërritjes së raportit nga Komisioni i Venecias.

Përmes letrës, e cila iu është dërguar edhe selive të ambasadave perëndimore në Tiranë, Bardhi shkruan se qëndrimi i mazhorancës është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike dhe po jepet shembulli i paprecedent në një vend demokratik.

“Qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi kërkon që të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëzimin e Xhackës tek drejtësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related