Ndryshimet në sistemin e mësuesve zëvendësues, ja ku do të aplikohet përforcimi i mësimdhënies

Data

Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në udhëzimin nr. 25 “Për pilotimin e skemës së mësuesit në dispozicion dhe detyrave të tij në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”.

Ky udhëzim paracakton numrin e mësuesve në dispozicion për çdo zyrë arsimore. Edhe për vitin mësimor 2024-2025 parashikohet të ketë 82 mësues zëvendësues në të gjithë vendin, prej të cilëve numrin më të lartë e ka kryeqyteti me 20 të tillë, pasuar nga bashkitë me 6 mësues në dispozicion. Sakaq një pjesë e mirë e zyrave arsimore do të kenë nga dy mësues në dispozicion.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës; të pikës 6, të nenit 57, të neneve 26 dhe 60, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të urdhrit nr. 565, datë 5.10.2023, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, “Për delegimin e kompetencave dhe caktimin e detyrave të zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, znj. Nina Guga”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. c) aneksi 2, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e udhëzimit, zëvendësohet me aneksin me të njëjtin numër, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi”, – thuhet në udhëzim.

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, sekretari i përgjithshëm, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar dhe institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar. Ky udhëzim ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Bashkangjitur në tabelë mund të evidentohet qartë numri i mësuesve në dispozicion sipas ZVAP-së, ku do të emërohen si dhe institucionet arsimore, ku do të pilotohet përforcimi Nr. DRAP ZVAP Institucioni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related