KRIIK: Ministria e Brendshme të miratojë e publikojë sa më parë udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të..

Data

Lista e zgjedhësve është një ndër elementët thelbësorë të përgatitjes së një procesi zgjedhor, pasi siguron drejtpërdrejt të drejtën kushtetuese të votës për çdo shtetas shqiptar, i cili mbush 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përcakton se hartimi i listës finale të zgjedhësve kalon në një proces hartimi, verifikimi dhe publikimi përgjatë së cilës të gjithë shtetasit shqiptarë të mund të sigurohen për përfshirjen në mënyrë të saktë të të dhënave të tyre në listë.

Publikimi i listave paraprake apo siç quhet, publikimi i ekstrakteve të përbërësve zgjedhorë, realizohet nëpërmjet një procesi në të cilin përfshihen Ministri i Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), Bashkitë, si dhe Zyrat e Gjendjes Civile (ZGJC) pranë çdo bashkie, ndërkohë që i gjithë procesi mbikqyret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related