Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

Data

Policia e Tiranës ka ekzekutuar operacionin e koduar “RESEMBLANCE” për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, partneres së tij, Kejvina Kthalla, si dhe të shtetases Marsela Çiça, të kërkuara nga SPAK.

Sipas bluve të kryeqytet, këto pasuri kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, teksa për konfiskimin e tyre ka marrë vendimin Gjykata e Posaçme më 7 shkurt të këtij viti, i cili është konfirmuar dhe nga Apeli i Posaçëm më 23 Tetor.

Më konkretisht, janë konfiskuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).

Raportohet se pasuritë e mësipërme i janë dorëzuar Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related