Plani i Trump për largimin e palestinezëve dhe marrjen nën kontroll të Gazës nga SHBA! Zëdhënësi i OKB: Çdo zhvendosje e detyruar e popullsisë është e barabartë me spastrim etnik

Data

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pritet të paralajmërojë sot për rrezikun e çdo përpjekjeje për “spastrim etnik” në Gaza , pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që palestinezët të largohen nga territori i shkatërruar

Gjatë një fjalimi të planifikuar për më vonë sot para Komitetit të OKB-së për Ushtrimin e të Drejtës së Pamohueshme të Palestinezëve, Antonio Guterres pritet të komentojë propozimin e fundit të Trump.

“Është jetike që ne të qëndrojmë besnikë ndaj themeleve të së drejtës ndërkombëtare. Është e rëndësishme të shmangim çdo formë spastrimi etnik,” tha zëdhënësi i OKB.

I pyetur konkretisht për planet e presidentit amerikan në lidhje me Gazën, Stephane Dujarric deklaroi se “çdo zhvendosje e detyruar e popullsisë është e barabartë me spastrim etnik”.

Trump foli dje,për një plan për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të dëbuar në Jordani ose Egjipt palestinezët, propozime këto që shkaktuan një një sërë reagimesh në mbarë botën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related