Çdo ditë ditë shtohen denoncimet se si zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste në shkelje të ligjit, po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota të emigrantëve shqiptarë, por deri më tani drejtësia nuk ka vepruar.
Një denoncim i ngjashëm ka ardhur ditën e sotme dhe nga drejtuesi i PD-së në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, i cili akuzon kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe ministrin Ulsi Manja për presion ndaj administratës.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat ka shpërndarë një mesazh nga një punonjës i administratës, i cili i ka dërguar një formular, që sipas qytetarit është shpërndarë nga Bashkia e Lezhës dhe iu është kërkuar punonjësve që të sigurojnë nga 5 vota emigrantësh shqiptarë secili, në të kundërt do të pushohen nga puna.
Agron Gjekmarkaj i bën thirrje organeve të hetimit të çojnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.
