Basha rrëfen detajin e panjohur për 21 Janarin: Më erdhi informacioni që të vrarët ishin anëtarë të…

Data

Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se është braktisur nga individë që kanë qenë krah tij për interesa personale dhe jo ata që kanë besuar tek misioni dhe tek mbrojtja e interesave të shqiptarëve.

Ndërsa konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit, ai tha se po punohet mbi një program dhe listë deputetësh.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, i pyetur mbi përgjegjësitë e tij në kushtet kur Partia Demokratike pësoi gjatë drejtimit të tij përçarjen më të madhe në histori, zoti Basha tha se “përgjegjësia ime ishte të merrja një vendim të vështirë”, duke iu referuar përjashtimit të zotit Sali Berisha.

Sa i përket, ngjarjes së 21 janarit, për të cilën janë rihapur hetimet, zoti Basha, u shpreh se interesat politike kanë penguar zbardhjen e saj nga drejtësia.

Zoti Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm kur garda qëlloi mbi protestuesit, siç është publikuar edhe në një audio që është bërë publike disa muaj më parë. Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm. I pyetur nëse ishte në dijeni për veprimet që po ndërmerrte Garda, zoti Basha u shpreh se :“Absolutisht nuk kam pasur asgjë të bëjë me atë që ka ndodhur. Madje do të them diçka që në minutat e para më erdhi informacioni, që viktimat ishin anëtarë të policisë së shtetit”.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, nga një politikan me një karrierë të shpejtë, keni qenë ministër, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe më pas drejtues i opozitës për shumë vite, sot gjenden pa një parti politike i braktisur thuajse nga të gjithë ata që keni patur në krahë. Ku mendoni se keni gabuar?

Lulzim Basha: Për fat të mirë, jam braktisur nga ata që nuk besojnë tek misioni, po tek karrigia. Në fakt, një nga mësimet më të rëndësishme të këtyre tre viteve është se edhe sikur të mos kishin ikur, unë duhet të kisha bërë gjithçka që mos t’i kisha afër. Këta janë njerëz që nuk e justifikojnë besimin e publikut, besimin e votuesve demokratë në 2021. Ata janë njerëz që i kanë vendosur interesat personale mbi interesat e domokratëve dhe shqiptarëve, jo vetëm me fjalë por edhe me vota, si bashkimi i votave me Edi Ramën për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit e Edi Ramës në amnistinë famëkeqe, që tashmë është dokumentuar edhe nga raporti i progresit të Bashkimit Evropian. Por lajmi i mirë është që shumë demokratë dhe shumë shqiptarë nuk janë dorëzuar dhe besojnë se Shqipëria ka një shans ta lë pas këtë ngërç tashmë 34 vjeçar dhe përpjekjen e dinosaurëve të tranzicionit për të vazhduat për të mbajtur Shqipërinë peng për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Pikërishtë këtu e gjejmë veten ne, demokratët euroatlantikë dhe të gjithë ata shqiptarë që mezi presin ndryshimin.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ju keni ankimuar në gjykatë atë që njihet si çështja e vulës së Partisë Demokratike dhe keni deklaruar se pavarësisht vendimit, ju do të merrni pjesë në garën e 11 majit. Çfarë prisni realisht nga këto zgjedhje?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related