Aktvisti i kthyer në politikan, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, deklaron në një postim në Facebook se po kërcënohet prej dy ditësh nga deputeti i PS, Erion Braçe.
Lapaj deklaron se Braçe është përgjegjës për çdo milimetër dëm që mund ti bëhet familjes së tij.
Lapaj shprehet se Erion Braçe po e kërcënon se po përballet me bandat e vjedhjes së votës dhe kërcënimet që po i bëhen administratës për votat e diasporës.
