Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Tiranë lidhur me skandalin e patentave, pasi dyshohet se merrnin ryshfet deri në 1500 euro. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Enis Balla u arrestua pasi GJKKO e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.
Një punonjës policie, Kujtim Xhaja, u arrestua pasi GJKKO e ka ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Alkid Ndreu është dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
