Protesta para SPAK, Blushi sulmon Dumanin: Mercenar, je pi*toletë në dorën e Ramës për të vr@re opozitën

Data

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje në orën 12: 00 u mbajt protesta e Partisë së Lirisë para Prokuroria e Posaçme (SPAK). Me pankarta në duar: “Poshtë diktatura” dhe “Jo drejtësi me regji”, mbështetës të Ilir Metës kanë përcjellë mesazhe kundër SPAK dhe pro lirimit të Ilir Metës. Protesta është thirrur nga Ilir Meta, i cili nga qelitë e paraburgimit u ka kërkuar të votojnë me protesta periodike para SPAK. Në fjalën e tij sekretari i PL-së Tedi Blushi e akuzoi SPAK si shkatërruesin e reformës në drejtësi dhe që po mbron korrupsionin.

“Ky institucion me veprimtarinë e tij antikushtetues e antiligjore ka vrarë besimin e qytetarëve të drejtësia e shteti ligjor duke u bërë njësh me mafien në pushtet. SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shprese të shqiptarëve të lirë të ndershme patriotë për barazi para ligjit. Ky institucion prodhon padrejtësi, antiligj dhe antiarbitraritet. SPAK bunkeri i fundit i narkoqeverisë dhe po i jep imunitet korrupsionit skizofrenik. Jemi sot këtu, sepse SPAK-u është tubi i oksigjenit për narkoqeverisjen më të korruptuar në Europë dhe në botë. SPAK është mbrojtësi ligjor i krimit elektoral. Duke qenë shërbëtori i Ramës për asgjësimin e votës së lirë të shqiptarëve. SPAK-u është mbrojtësi më i madh i parave të pista, mbyll sytë para kullave të drogës dhe investimeve me para të pista që janë pak metra larg godinës. Është mbrojtës i korrupsionit shtetëror”, deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related