Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me shkrimin e medias gjermane focus.de, që akuzon Zëvendëskryeministren Balluku si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit, duke favorizuar një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale në Ekuador dhe Kolumbi. Bardhi bën thirrje për SPAK që të nis hetimet mbi këtë aferë.
Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit dhe shkrimi i publikuar në median gjermane focus.de
Belinda Balluku tregohet me gisht nga një prej mediave më serioze gjermane mbi një procedurë koncesione që favorizon një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale! Ky është shkrimi i dytë në pak ditë mbi këtë aferë të dyshuar kriminale dhe duhet të shërbejë si nxitje për SPAK për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.
MË POSHTË SHKRIMI I PLOTË I MEDIAS PRESTIGJOZE GJERMANE FOCUS.DE
Drama në portin e Durrësit përshkallëzohet: Zbulime të reja mbi kompani kroate fiktive dhe lidhje të mundshme kriminale
29 Nëntor 2024 | Ora 21:33
Projekti miliardësh i portit të Durrësit, dikur i promovuar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të intrigave ndërkombëtare, gabimeve politike dhe veprimeve të dyshimta. Zbulimet më të fundit tregojnë një rrjet të ndërlikuar kompanish kroate fiktive, lidhje tregtare ndërkombëtare dhe struktura të dyshuara kriminale, duke vënë në pikëpyetje besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Historia e polemikave në portin e Durrësit
Prej vitesh, porti i Durrësit ka qenë në qendër të debateve politike dhe ekonomike. Kontrata fillestare me kompaninë gjermane EMS Shipping Trading GMBH, që synonte menaxhimin e portit, shkaktoi bujë të madhe. Megjithatë, qeveria shqiptare e ndërpreu njëanshëm kontratën për të hapur rrugën për një projekt të ri turistik.
Pika e kthesës erdhi në korrik 2024, kur EMS papritur tërhoqi padinë ndërkombëtare dhe ia shiti koncesionin për 13 milionë euro një kompanie kroate, Schapha d.o.o.. Kjo transaksion, që në pamje të parë duket rutinë, ka ngritur shumë pikëpyetje.
