Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se dje në parlament tentoi të fusë në mënyrë klandestine, një projektligj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ‘PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale.

Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related