Raporti Financiar i Kuvendit të Shqipërisë për 8 muajt e parë të këtij viti, ka provuar se deputetët kanë shpenzuar 400 mijë euro për udhëtimet e tyre jashtë vendit. Raporti zbulon se këto 400 mijë euro deri në gusht rezultojnë të kenë shkuar për biletat e udhëtimit, ndjekur nga pagesa për akomodim në hotel dhe shpërblimet, përkthyesit. E meqë shpenzimet e ligjvënësve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70 për qind të buxhetit total për vitin 2024 do të duhet buxhet shtesë.
“Janë planifikuar 57 milion lekë për gjithë vitin 2024, ndërsa në 8-mujor rezultojnë të shpenzuara 40 milion, ose 70% e planit vjetor në këtë zë. Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ. Për këto udhëtime janë shpenzuar 7 milion leke dieta, 17 milion lekë bileta dhe 16 milion lekë hotel e të tjera ( si taksi, përkthim, marrje me qira auto veturë, fee pjesëmarrje). Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ, thuhet në raportin e përgatitur nga administrata e Kuvendit. Ndërsa për konferencat nga 9.8 milion lekë që ishin planifikuar në këtë zë janë shpenzuar në 8-mujor afro 7 milion lekë, pra 71% e buxhetit. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të pagave.
