Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare

Data

Administrata Tatimore është gati të rimbursojë brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin (TF) dhe të Tatimit të Fitimit të Thjeshtuar (TFTH). Në një njoftim për shtyp Administrata Tatimore i bën thirrje këtyre tatimpaguesve të saktësojnë të dhënat e llogarisë bankare në e-filing brenda datës 10 dhjetor. Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale dhe kanë paguar këste paraprake të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024 që të verifikojnë, saktësojnë apo përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare, në e-Filing, llogaria e deklarimit elektronik, brenda datës 10 dhjetor 2024. Ky proces kryhet në menunë e-Filing im – Detajet e bankës.

“Rimbursimi i shumave të paguara për tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale (me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë) do të kryhet në llogaritë e tyre bankare. Është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit, subjekt i këtij akti ligjor, të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën Lek”, thuhet në njoftim. Administrata Tatimore thekson se “informacioni i të dhënave bankare duhet të plotësohet në mënyrë të saktë dhe llogaria duhet të jetë aktive dhe në monedhën Lek për të mundësuar rimbursimin e pagesave të kryera si dhe për të shmangur gabimet e mundshme në kryerjen e transaksioneve”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related