Mbyllet Kuvendi/ Miratohet buxheti i vitit 2025, rrëzohen të gjiha amendamentet e PD

Data

Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend, e cila ka zgjatur për rreth 9 orë, ku u miratuan nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2025, teksa në përfundim të seancës është miratuar dhe në tërësi.

Pro miratimit në tërësi të buxhetit kanë votuar 75 deputetë të mazhorancës, teksa 24 deputetë të opozitës kanë votuar kundër dhe nuk ka patur asnjë votë abstenim.

Ndërkohë, me kartonat e kuq të mazhorancës janë rrëzuar në bllok të gjitha amendamentet e opozitës, 34 të Partisë Demokratike dhe 11 të Partisë së Lirisë.

Seanca e sotme është shoqëruar me debate, për shkak se opozita e ka konsideruar buxhetin e vitit 2025 të bërë vetëm për “klientët” e përhershëm të Qeverisë që përfitojnë tenderat dhe koncesionet, dhe jo për qytetarët.

Demokratët propozonin vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh, rritjen e pensioneve, rritjen e buxhetit për arsimin, shëndetësinë, apo ndërprerjen e pagesave për inceneratorët, apo koncesionet abuzive në shëndetësi, por amendamentet e tyre janë rrëzuar nga Qeveria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related