Kryemadhi dhe Berisha lënë në baltë Metën, dalin kundër protestës së thirrur nga ish-presidenti ndaj SPAK dhe Dumanit

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i kanë dhënë dje një “shuplakë” të fortë ish-presidentit Ilir Meta. Në një zhvillim të papritur për politikën shqiptare, zonja Kryemadhi dhe zoti Berisha, kanë shfaqur një qëndrim të prerë kundër protestës së thirrur nga ish-presidenti Ilir Meta. Kjo lëvizje vjen si një goditje për Metën, i cili ka planifikuar një mobilizim masiv kundër Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani. Pra teksa koalicioni opozitar po përpiqet të konsolidohet, Kryemadhi dhe Berisha janë distancuar hapur nga kjo protestë, duke lënë në baltë presidentin e PL, Ilir Meta, i cili ndodhte në burg.

Fillimisht ka qenë ish-bashkëshortja e zotit Meta, e cila dje, pas daljes nga SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te “Kodra e Diellit”. Në një deklaratë për mediat, e pyetur lidhur me protestën e 6 dhjetorit para SPAK, të organizuar nga ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi zbuloi se nuk do të marrë pjesë. “Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, deklaroi Kryemadhi.

Reagon Berisha

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë dje një konferencë për mediat, ku është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë që do të zhvillohet para SPAK. Berisha theksoi se opozita nuk duhet të merret me SPAK-un, por me Edi Ramën, duke u distancuar hapur nga zoti Meta. “Ka një çështje në themel të debatit që është se SPAK nuk ka pse të jetë agjendë e opozitës. Se opozita, nuk duhet të merret me SPAK por me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën. Do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK. Nëse e injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në një nga institucionet e narkodiktaturë”, deklaroi Berisha.

Kryemadhi flet për sekuestrimin e dy vilave nga SPAK

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryehadhi ka folur edhe për vendimin e SPAK për t’i sekuestruara dy vila. Kryemadhi theksoi para gazetarëve se do të bëjë ankimim në Gjykatën e Lartë, por dhe në Strasburg. “Ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë, ka një procedurë mjaft qesharake dhe mund të them edhe metodologjia që është ndjekur është jo pa qëllim. 10 polica te dera e shtëpisë të martën që ne kishim gjyqin e apelit, për të dorëzuar vendimin e gjyqit, 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit. Ishte e koordinuar për të krijuar presionet tipike provinciale dhe bolshevike. Është shumë qesharake dhe jo shumë profesionale, megjithatë është një procedurë që unë jam e detyruar që ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për te vazhduar të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related