Pirdeni: Shqipëria plotësoi 9 nga 10 rekomandimet e GRECO-s për parandalimin e korrupsionit

Data

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se qeveria shqiptare, falë reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë, ka ngritur në një nivel të ri luftën kundër korrupsionit. Në fjalën e mbajtur dje, në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente”, ajo tha se “këtë vit kemi ndërmarrë një nismë për të hartuar një strategji gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale kundër korrupsionit që shtrihet për periudhën 2024-2030”. Sipas saj, në këtë strategji adresohen të gjitha rekomandimet e GRECO-s.

“Ne kemi mbyllur tre raunde të vlerësimit të GRECO-s dhe në raundin e katërt Shqipëria u vlerësua se ka plotësuar 9 nga 10 rekomandimet e dhëna, pikërisht sa i takon parandalimit të korrupsionit tek gjyqësori, prokuroria dhe tek anëtarët e Parlamentit. Ndërkohë që po vijojmë punën për plotësimin e rekomandimeve në raundin e 5-të të GRECO-s, që fokusohet te parandalimi i korrupsionit te zyrtarët e lartë, përfshirë anëtarët e qeverisë, këshilltarët dhe punonjësit në institucionet ligjzbatuese, Policinë”, u shpreh ajo. Pirdeni vuri në dukje se, Shqipëria për herë të parë ka ngritur tashmë një platformë online për deklarimin e pasurive për të gjithë zyrtarët dhe kjo ka rritur transparencën në deklarimin e pasurisë për çdo zyrtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related